Published On: 27 Prill, 2017

Ymeri: Ndalimi i Haradinajt në Francë ishte padrejtësi për luftën çlirimtare të UÇK-së

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, ka thënë se mbajtja e Ramush Haradinajt në Francë ishte padrejtësi ndaj luftës çlirimtare të UÇK-së.

Në një reagim në Facebook, Ymeri ka thënë se duhet të marrin fund fletarrestet e Serbisë ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.

“Lajmi për lirimin e Ramush Haradinajt është një lajm i mirë për Kosovën dhe kombin shqiptar. Ndalimi në Francë dhe mbajtja e tij për muaj të tërë ishte padrejtësi jo vetëm ndaj Ramushit, por ndaj gjithë luftës çlirimtare të UÇK-së”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

“Republika e Kosovës është shtet i pavarur nga Serbia. Fletarrestet e kësaj të fundit ndaj gjithë atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës duhet të marrin fund. Qeveria duhet ta kërkojë urgjentisht një gjë të tillë”, ka shtuar lideri i VV-së.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...