Published On: 28 Maj, 2017

Ymeri fton gjeneratën e luftës që t’i bashkohet Vetëvendosjes

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri i ka ftuar gjeneratat e viteve 1997, 1998 dhe 1999 që t’i bashkohen kësaj lëvizjeje.

Ai u ka kujtuar atyre se kanë lindur në kohën e luftës, të çlirimit, të UNMIK-ut dhe të Pavarësisë.

“Gjatë tërë kësaj kohe Kosovës iu rrit mjerimi përkundër avancimit të lirisë formale”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

“Sot keni moshën madhore. Në Republikën e Kosovës qytetarë të së cilës me të drejtë vote jeni bërë, lirinë ua zëvendësuan me skamje, mundësinë me mungesë perspektive, arsimin me beton e asfalt, bujqësinë me tregti, shëndetësinë me epidemi, industrinë me privatizim, vullnetin rinor me dëshpërim”, ka shtuar ai.

Prandaj ata sipas Ymerit kanë  plotësisht të drejtë të jenë të pakënaqur, të indinjuar e të shqetësuar.

“Ju keni jetuar në një kohë tjetër. Ju nuk jeni vota tradicionale. Ju jeni vota progresive. Ju insistoni për një Kosovë ndryshe”.

“Prandaj të bëhemi bashkë. Ta bëjmë ndryshimin bashkë”, ka përfunduar Ymeri.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...