Published On: 22 Tetor, 2016

Xhihadisti hidhet nga gëzimi, fitoi “shortin e vdekjes”-Video

Ka ngjallur reagime të shumta kjo video e publikuar në mediat e huaja, ku dy xhihadistë hedhin short se cili do të fitojë mundësinë për t’u vetëflijuar.

Në videon shokuese shfaqen dy militantë të Shtetit Islamik që sfidojnë njëri-tjetrin, për të drejtën e sulmit të ardhshëm terrorist. Një prej militantëve zgjedh dorën e djathtë të militantit tjetër, ku ai mbante një gur të bardhë që me sa duket ishte edhe bileta për t’u bërë kamikazi i rradhës.

Pak çaste më pas duket në qytet një shtëllungë tymi që tregon se i riu ka hedhur veten në erë.

Kjo është një video propagandistike e Shtetit Islamik që ditët e fundit po përballet me luftime të ashpra në Mosul të Irakut. Mediat perëndimore kanë ngritur alarmin se xhihaditët po përdorin civilët si mburojë njerëzore nga sulmet ajrore./tvklan

Lojtës Videosh

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...