Published On: 11 Gusht, 2017

Xhavit Haliti trondit Ramushin: PAN-i nuk i ka numrat! Synojnë koalicion me LDK-në

I ka dhënë fund spekulimeve të PAN-it, njëri prej figurave më misterioze në Kosovë Xhavit Haliti. Ai thotë hapur se sikur PAN-i ti kishte numrat nuk do të kishte zvarritje për konstituimin e Kuvendit.

Haliti këto pohime i ka bërë në një intervistë për KosovaPressin, duke shprehur synimin që të hyjnë në koalicion me LDK-në.

“….Ne sikur t’i kishim votat të gjitha, ne do të futeshim në seancë të zgjidhnim kryetarin e Kuvendit dhe do ta caktonim seancën për ta zgjedhur kryeministrin, respektivisht Qeverinë. Ne kemi pasur një marrëveshje në bazë të informatave që kam dhe ka lëviz puna, dikush është tërhequr nga marrëveshja dhe tani po punohet të kemi një marrëveshje të re dhe t’i qëndrojmë asaj marrëveshje…”, tha ai.

Kurse, sa i përket pjesëmarrjes në seancën e së hënës, të thirrur nga kryesuesi, Adem Mikullovci, pa takimin konsultativ të cilin e ka kërkuar PDK-ja, Haliti thotë se ende nuk ka vendos partia nëse do të marrin pjesë, por thekson se është e drejtë e kryesuesit që të thërras seanca. Shqiptari.eu

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...