Published On: 2 Gusht, 2017

Xhamia sulmohet me bombë dhe armë ndërkohë që besimtarët po luteshin, 30 të vdekur

  • Një shpërthim në një xhami në qytetin afgan të Heratit ka vrarë rreth 30 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Shpërthimi, i cili goditi xhaminë Jawadia, ndodhi ndërkohë që besimtarët po mbanin lutjet e mbrëmjes rreth orës 20:00 .

Zyrtarët thanë se kishte të paktën dy sulmues , një kamikaz dhe një tjetër që shtiu drejt besimtarëve me breshëri armësh.

Një zëdhënës i guvernatorit lokal deklaroi se numri i të vdekurve mund të rritet.
Ai tha se të paktën 29 persona u vranë dhe 64 të tjerë u plagosën.
Të dy sulmuesit janë vrarë njoftoi një zëdhënës i policisë për agjencinë e lajmeve “AFP”.

Përfaqësuesi i guvernatorit tha se kamikazi hapi zjarr brenda xhamisë para se të shpërthente eksplozivët.

Reuters njoftoi se u hodhën granata.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...