Published On: 5 Gusht, 2017

Xhaferi nesër shpallë zgjedhjet lokale, ja data kur do të mbahen

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhafer, nesër do të nënshkruaj Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave të komunave dhe këshillin e Bashkisë së Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetar të Qytetit së Shkupit.

Siç bënë të ditur nga kabineti i kryetarit të Kuvendit të RM-së, Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokale, Xhaferi vendimin do ta nënshkruaj në ora 12.

Kjo u paralajmërua sot edhe nga kryeministri Zoran Zaev, pasi që shpalosi detaje nga Ligji i miratuar për gjuhët.

‘Gjatë ditës së nesërme, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pritet të nënshkruaj vendimin për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 15 tetor, ndërsa të gjitha procedurat tjera në lidhje me zgjedhjet lokale do të vazhdojnë pas 20 gushtit, gjegjësisht pas kthimit nga pushimi’, përfundoi Zaev. (INA)

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...