Published On: 20 Maj, 2017

Xavi tregon pesë mesfushorët më të mirë: Dy janë të Realit (Foto)

  • Xavi Hernandez ka treguar pesë mesfushorët më të mirë, pa përfshirë ata të Barcelonës

Legjenda Spanjoll, Xavi ka befasuar të gjithë, pasi në mesin e pesë mesfushorëve më të mirë në botë, ka përfshirë dy të Real Madridit.

Bëhet fjalë për dyshen fantastike, gjermanin Toni Kroos dhe kroatin Luka Modrid.

“Mesfushorët më të mirë, pa përfshirë ata të Barcelonës janë: Luka Modric, Toni Kroos, Thiago Alcantara, Mesut Özil dhe Marco Verratti”, tha Xavi për Le Parisien.

Ai po ashtu ka treguar se cilët lojtarë do të dëshironte t’i transferonte ish skuadra e tij, Barcelona.

“Mbappe ka qenë një befasi. Nuk e di çfarë do të ndodh, por ai ka talent. Lojtari i dytë është Adrien Rabiot i PSG’së. Ai do të përshtatej shumë mirë, pasi ka kualitete të mëdha me dhe pa top”. /Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...