Published On: 5 Gusht, 2017

‘WikiLeaks’ zbulon mekanizmin e CIA-s për të manipuluar pajisjet elektronike

  • WikiLeaks ka pubikuar hollësi nga projekti Dumbo i CIA-s, një sistem që arrin të manipulojë webkamerat dhe mikrofonët në pajisjet që funksionojnë me sistemin Windows. Sipas dokumenteve që kanë dalë nga pubikimi i lartpërmendur, ky program mund të arrijë të manipulojë edhe regjistrimet video.

Dokumentet e dala janë pjesë e serisë Vault 7, që tregon mundësitë dhe aftësitë hackuese të CIA-s, transmeton Hashtag.al.

Sipas WikiLeaks, teknologjia do përdorej aty ku zhvendosja e degës speciale brenda CIA-s, Qendra për Inteligjencën Kibernetike (CCI) mund të komprometohej.

Dumbo mund të identifikojë, kontrollojë dhe manipulojë sistemet e vëzhgimit dhe të zbulimit në një kompjuter që përdor sistemin Windows.

CIA mund ta përdorë këtë për të frenuar sistemet e brendshme të sigurisë që mund të identifikojnë agjentët ose të pengojnë operacionet e agjencisë.

Programi mund të vihet në përdorim nëpërmjet një USB-je që duhet të futet te pajisja dhe më pas Dumbo arrin të bëjë atë për të cilën është ndërtuar.

Ajo arrin të identifikojë pajisje të instaluara si webkamerat dhe mikrofonët të cilët janë të lidhur lokalisht ose pa tel si Bluetooth apo WiFi dhe mund të bllokojë të gjitha veprimet e pajisjeve duke përfshirë këtu regjistrimet dhe monitorimet.

Programi në fjalë ka aftësinë që të heqë zëri e mikorofonëve të përdorur nga pajisjet, të çaktivizojë të gjithë përshtatësit e rrjetit dhe të ndalojë regjistrimet me kamera. Sipas WikiLeaks, fshirja apo manipulimi i regjistrimeve mund krijon rrezikun e zhdukjes se provave të vërteta dhe vendosjes së atyre false brenda pajisjeve që manipulohen.

Sipas dokumentit, Dumbo punon me sistemet e operimit Windows 32bit, Windows Vista dhe versionet e reja të Windows, por jo me versionin Windows XP 64bit.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...