Published On: 25 Prill, 2017

Weber: Ballkani s’ka qenë kurrë prioritet i BE-së, Rusia dominon me Serbinë

  • Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit të Politikave për Demokratizim në Ballkanin Perëndimor, ka thënë se rajoni kurrë nuk ka qenë prioritet i BE-së.

Weber në një intervistë për portalin European Western Ballkans, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është i interesuar për zgjerim, sidomos kur vjen fjala te vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, ndikimi rus në Ballkan është i qartë, dhe si argument e përdor përkrahjen e Rusisë ndaj kryetarit të republikës autonome serbe në Bosnje, Milorad Dodik.

Ai thotë se ndikimi i Rusisë është më i hapur në Serbi sidomos kur vjen fjala për ekonominë, pasi, sipas tij, tregtia Serbi-Rusi është shumë më e avancuar se Serbi-BE.

Weber është shprehur i bindur se politikat e Amerikës ndaj Ballkanit nuk do të ndryshojnë.

“Unë mendoj se politika amerikane për mbështetjen në Ballkan do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka përfunduar Bodo Weber.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...