Published On: 24 Prill, 2017

Vuçiqi dhe Nikoliqi takohen për shkak të “kërcënimeve” nga Rama, Thaçi dhe Musliu

Kryeministri dhe Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidenti në detyrë i Serbisë, Tomislav Nikoliq, janë takuar në qeverinë serbe.

“Nikoliqi dhe Vuçiqi biseduan për të gjitha çështjet e rëndësishme politike, veçanërisht situatën në rajon dhe ‘kërcënimet’ më të reja që Serbisë ia dërguan Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Jonuz Musliu”, është konfirmuar për agjencinë Tanjug nga kabineti i kryeministrit, raporton Gazeta Express.

Presidenti i sapozgjedhur në detyrë dhe ai në detyrë, në takimin dyorësh diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe ranë dakord për hapat politikë që duhet të ndërmerren në të ardhmen.

Vuçiqi dhe Nikoliqi janë pajtuar që në të ardhmen të bashkëpunojnë ngushtë së bashku. /GazetaExpress/.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...