Published On: 25 Prill, 2017

Vuçiq: një shërbim sekret perëndimor qëndron prapa deklaratave për Shqipërinë e Madhe!

Kryeministri i Qeverisë dhe Kryetari i zgjedhur i Serbisë Aleksandar Vuçiqi sërish ka sulmuar politikanët shqiptarë për deklaratat e tyre rreth Shqipërisë së Madhe.

Në një prononcim të sotëm të cilin e përcjellin mediat Serbe, Vuçiqi ka dekluruar se këto deklarata nuk janë të rastësishme por ato janë “aksione të kooridnuara mirë” të cilat kanë “gjurmë të së paku një agjensie perëndimore të shërbimeve sekrete në Tiranë dhe Prishtinë“. Sipas Vuçiqit, në këtë rezultat kanë ardhur hetimet e agjensive shtetëtore sekrete serbe, raporton Gazeta Blic.

Vuçiqi më tej në Leskovc ka thënë se pyetja që shtrohet është nëse shqiptarët po veprojnë krye më vete apo në koordinim me dikënd nga „kontinenti ynë apo nga ndonjë kontinent tjetër“.  Ai tha para gazetarëve se tek ky konkluzion kishte ardhur herën e fundit kur ishte mbajtur takimi i fundit i dialogut në Bruksel kur pas takimit i kishte thënë Nikoliqit që shqiptarët nuk i kishte parë kurrë më të painteresuar për dialogun me Beogradin thuajse kishin patur një qasje krejt tjetër ndaj Bashkimit Europian.

Nuk jam i sigurtë se cili është caku i tyre përfundimtar. Shërbimet tona kanë gjetur gjurmë të veprimit nga një shërbim i huaj me agjensi në Tiranë dhe Prishtinë. Mirëpo kjo nuk mjafton, sepse nuk është fjala për një prej fuqive më të mëdha botërore, dhe kjo nuk mjafton për një vetsiguri kaq të madhe“, ka thënë ai, raporton Gazeta Blic.  Sipas Vuçiqit shqiptarët kanë një strategji prapa kësaj retorike e cila sipas tij do të duhej t’i „mësojë“ europianët dhe perëndimorët që „retorika“ e këtillë të jetë normale në mënyrë që ideja për Shqipërinë e madhe të „legjitmohet“.

Vuçiqi i është falenderuar Komisarit Hahn duke shtuar që është çuditur me reagimin e Hashim Thaçit.

„Jam çuditur me ashpërsinë e sulmit të Hashim Thaçit në Bashkimin Europian dhe Hahn-in pamarrparasysh që reagimi ishte në formë të zbutur. Pamarrparsysh që kanë zgjedhje dhe krizë politike në Shqipëri, kjo nuk mjafton. Aty ka edhe diçka. Ndoshta BE po e nënçmon atë që po ngjet në Tiranë e Prishtinë dhe në Preshevë“, ka deklaruar i pari i Serbisë./Gazeta Blic/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...