Published On: 21 Gusht, 2017

Vritet në rrugë kampioni i botës në peshëngritje (Video)

  • Andrey Drachyov, kampioni i botës në peshëngritje humbi jetën në spital pasi mori lëndime të rënda në kokë pas një përleshjeje në rrugë në qytetin Khabarovsk në Rusi.

Ngjarja u regjistruar në ambientet e jashtme të një lokali të dielën dhe e gjithë skena tronditëse është filmuar në kamera. Nga pamjet duket se mes 22 vjeçarit dhe vrasësve të tij nuk ka qenë një sherr i rastësishëm, por një dakordësi për të zgjidhur konfliktin me përleshje.

Pamjet janë publikuar në një kanal të Telegram, Mash. Kundërshtari i tij duket i trajnuar mirë në artet marciale dhe pasi e rrëzon në tokë Drachyov, e qëllon disa herë në kokë para se të ndërhyjnë rojet e sigurisë të lokalit para të cilit ndodhi përleshja.

Policia lokale deklaroi se Drachyov humbi jetën në spital për shkak të dëmtimeve të rënda. Sipas të dhënave paraprake, shkaku i vdekjes ishte një dëmtim kraniocerebral, “tha policia lokale në deklaratë. Vrasësi i identifikuar si Anar Allakhveranov është shpallur në kërkim.

Drachyov ishte kampion bote në peshëngritje për të rinj në vitin 2008 dhe në 2011 mori medaljen e argjendtë në kampionatin botëror në nivel të lartë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...