Published On: 24 Tetor, 2016

Vrau në 1997 në Shqipëri, prej 19 vitesh jetonte i lirë në Itali

Policia italiane e qytetit të Monzës ka arrestuar shqiptarin 43 vjeçar Arben Dodaj i kërkuar prej 19 vitesh me akuzën e vrasjes së një bashkëkombasi të tij.

 Vrasjen Arben Dodaj e ka kryer në Shqipëri më vitin 1997 e ishte i dënuar nga drejtësia shqiptare me 22 vjet burg. Ndaj tij rëndonte një urdhër kërkimi ndërkombëtar.

Shqiptari Arben Dodaj pas arratisjes nga Shqipëria kishte krijuar një jetë të re në Itali, në komunën Usmate Velate në provincën e Monzës nën një identitet falls.

Ai jetonte me gruan e tij dhe me 2 fëmijë 8 e 5 vjeç, por duke mos i njohur ligjërisht nga frika e një identifikimi nga ana e drejtësisë italiane.

Arrestimi i tij u bë falë shtimit të kontrollit të Policisë së Monzës në identifikimin e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Usmate Velate.

Anomalia në familjen e Arben Dodaj ku në certifikatat e lindjes së dy fëmijëve vërtetohej se nuk u njihej atësia, bënë që autoritetet italiane të hetojnë mbi këtë person.

Falë përgjimit telefonik të bashkëshortes së tij, u bë i mundur identifikimi i shqiptarit të kërkuar prej 19 vitesh për vrasje.

Vëllai i Arben Dodaj jetonte pak kilometra më larg nga ai , në komunën e Brianzës.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...