Published On: 29 Nëntor, 2016

Vrasjet politike si metodë për tu ngjitur dhe për të mbetur në pushtet?!

Nga Skënder MULLIQI  
Edhe këto festa të nëntorit qytetarët ishin të “dënuar” ta shikojnë defilimin e këtyre strukturave politike në krye të shtetit , të cilat nuk e meritojnë të festojnë  duke përfaqësuar popullin. Nuk e meritojnë të janë në ballë të proceseve demokratike, nuk e meritojnë respektin e qytetarëve  sepse moti janë tjetërsuar nga populli. Këto struktura në kupolën e shtetit  shumica  janë  më biografi kriminale. Këta kriminelë ordiner janë duke e fundosur Kosovën ngadalë, janë duke i varrosur shpresat e gjeneratave të cilat po vijnë së do të bëhet mirë. Nuk ka gjë më turp kur po dalin neper media dhe po i urojnë qytetarët për festat e shenjta të nëntorit. Edhe pamjen fizike, të ecurit, sjelljen dhe për veprimet e tyre të mos të flasim, i kanë banditeske. Këta e zhytën popullin e vet në mjerim social pa fije turpi. Nuk ka gjë më të turpshme për një popull, i cili po lejon krejt pas luftën ti udhëheqin hajnat, uzurpatorët e pronave dhe kriminelet e gjithë farë ngjyrave .Të dorëzohesh para një kaste gati krejt kriminale është tradhti edhe ndaj çdo vlere shoqërore. Këto struktura pushtetare gjithnjë e më shumë po tallën me popullin siç thuhet më grusht në gojë. Nuk do të ishte dashur tu lejohet një luks i tillë kaq i madh njerëzve te cilët i kanë zgjedhur metodat e shantazhit dhe të manipulimeve me masën. Festat e nëntorit gjithnjë duken më të zvetënuara, sepse i kanë zvetënuar ata të cilët nuk ishte dashur kurrë ti shijojnë  postet e larta pushtetare. E kan zënë vendin e meritoreve  pa meritorët dhe hoshtaplerët e kombit në te dyja anët e kufirit, duke mos përjashtuar  këtu edhe klikën pushtetare të Ali Ahmetit në Maqedoni. Pas një periudhe të gjatë kohore  trungut të lashtë ilirik iu kthye më luftën çlirimtare dhe më ndihem e madhe të miqve tanë ndërkombëtar  pjesa më e madhe ,e  na dolën do halabak  në krye të  pushtetit të cilët  ditë për ditë po e rrënojnë  shtetësinë e Kosovës . Nënshkruan marrëveshje politike  më Serbinë gati në mënyrë të heshtur për tema që janë të interesit vital nacional dhe shtetëror. Po, mos të ishte tema e demarkacionit e cila ua qiti të gjitha të palarat , sigurisht së do ti dëmtonin edhe shume interesat shtetërore. Nëse dikur për të ardhur në pushtet i preferuan vrasjet e kundërshtarëve politik, tash pasi e kanë realizuar qëllimin e tyre, për të mbetur me çdo kusht në pushtet  i kanë filluar vrasjet institucionale (vetë-vrasja e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit). Kjo është metoda me e ndytë  e mundshme .Ngrehinat komuniste më disa veprime po ia kalojne edhe metodave të  fashizmit. E pashë lexues të nderuar një lajm se ish presidenti i Iranit, Ahmedinexhad po i ruante dhënët. Sigurisht kjo është ndonjë premi për të. Ruajta e deleve do të ishte premi edhe për keqpërdoruesit e pushtetit në Kosovë. Po këta tanët së pari ishte dashur që tu konfiskohet pasuria e pa ligjshme, dhe së dyti të përgjigjen para organeve te drejtësisë për të gjitha të palarat e tyre. Pa u spastruar kjo skenë politike nga individët e kriminalizuar dhe të korruptuar, nuk do të kemi kurrë shtet ligjor dhe demokratik, se për  temën e zhvillimit ekonomik dhe  të mirëqenies mos të flasim…

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...