Published On: 22 Shtator, 2017

Vrasje misterioze në Dibër, kush e dërgoi viktimën në spital dhe më pas…

Pak orë pas vrasjes së ndodhur në Dibër, policia ka zbardhur edhe dinamikën e saj

Viktima i quajtur Alban Kaloshi, 42 vjeç është dërguar i vdekur në spitalin rajonal të Dibrës nga dy persona që dyshohet se janë atentatorët.

Nga kqyrja paraprake e bërë nga eksperti mjeko ligjor rezulton që viktima të jetë goditur me një plumb në kraharor. Janë ende të pa qarta rrethanat e ngjarjes, kemi të bëjmë me vrasje apo ngjarje aksidentale.

Njoftimi i Policisë

Me datë 22.09.2017, rreth orës 03.30 të mëngjesit në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka ardhur një telefonatë nga urgjenca e Spitalit Rajonal se ka ardhur i vrarë me armë zjarri shtetasi Alban (Gëzim) Kaloshi, 42 vjeç, banues në fshatin Blliçe, Bashkia Dibër.

Menjëherë ka shkuar Grupi hetimor ku ka rezultuar se:

Dy persona ende të pa identifikuar nga Policia kanë çuar në urgjencën e spitalit pa shenja jete shtetasin A.K, dhe janë larguar pa u identifikuar në urgjencën e spitalit.

Nga kqyrja paraprake e bërë nga eksperti mjeko ligjor rezulton që viktima të jetë goditur me një plumb në kraharor. Janë ende të pa qarta rrethanat e ngjarjes, kemi të bejmë me vrasje apo ngjarje aksidentale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të shoqëruar me viktimën në orë te ndryshme të mbrëmjes së djeshme. Po bëhet kqyrja e telefonit të viktimës

Si dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë çuar në spital viktimën.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...