Published On: 13 Qershor, 2017

Votova për Vetonin*

Shënim rasti

Bajram Sefaj

Sot, ishte ditëvotimi, historik. (Pse çdo ditëvotimi, është ditë historike dhe për kë është ditë historike!).
Përkufizimi ditë histerike, do të kapërdihej disi! (Veni re! E bëni dallimin midis historike dhe histerike!)
Dallimi në ortografi nuk është i madh. Një shkronjë duaja. Mes një o-je dhe një e-je, qe mund të ndodhë në çdo kohë e në çdo vakt.
Kurdoherë!
*
Kësaj radhe fjala është diku tjetër. Për një rastësi.
Asgjë tjetër.
*
Herët me sabah, me telefoi një mik.
– Ku je? – me pyeti¨
– Në faqen 200, ia dredha!
– Të Marquez-it, a! (Shpjegim: të veprës se tij “Jeto për ta treguar”!
– Jo, i thash. Jam në faqen 201 (tash me precizitet!), të librit të mrekullueshëm të Vetonit, “Gorillat që s’i pamë” me shpjegim parantezal. (Si po e prishin shtetin… dhe shënime të tjera heretike).
– Shko voto e lëri fjalët, me porositi ai!
– Desha ta pyes: për kënd të votoj?
Isha vonua. Lidhja ishte këputë!
Unë vërtetë votova për dikë, pa e ditur (as vetë!) për ke!
Nëse miku me pyet, kur jam i sigurt se do të me pyes, për kë kam votuar, përgjigjen e di përmendesh: votova për Vetonin!
(Në këtë shënim të shkurt rasti, nuk e përnda mbiemrin e tij. Një Veton e ka Kosova, i thash vetmisë sime vazhdova leximin aty ku e kisha ndërprerë, disa çaste më parë…
—————
Bajram Sefaj
(Prishtinë, 11.06.2017)

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...