Published On: 20 Nëntor, 2016

VMRO akuzon Zaevin pse takoi diasporën shqiptare në Zvicër

VMRO-DPMNE-ja konsideron se lideri i LSDM-së Zoran Zaev para diasporës shqiptare në Zvicër i ka zbuluar motivet e krizës dyvjeçare në të cilën e futi Republikën e Maqedonisë.

 

Siç theksoi në konferencën e sotme për shtyp Ivica Konevski, kryetar i komitetit të qytetit të VMRO-DPMNE-së, dy qëllimet e tij kryesore të cilat publikisht i theksoi janë ridefinimi i shtetit dhe ndryshimi i rregullimit kushtetues dhe shkatërrim të pozicioneve të Republikës së Maqedonisë në kontestet që i ka me fqinjët, duke e përfshirë edhe çështjen për emrin.

“I aboluari Zoran Zaev para diasporës shqiptare në Zvicër hapur e akuzoi Republikën e Maqedonisë se tek ne ka qenë problemi që po tentojmë ta ruajmë emrin kushtetues dhe identitetin kombëtar. Turpëruese dhe jodinjitoze për një politikan i cili është lider partie. E akuzoi Maqedoninë se tek ne është problemi që nuk na pranohet gjuha dhe populli dhe që minoritetet tona në vendet fqinje nuk i gëzojnë të drejtat e njëjta”, tha Konevski.

Para diasporës shqiptare Zaev tha, shtoi ai, se korniza e Marrëveshjes së Ohrit nuk ka qenë e mjaftueshme, duke i premtuar diasporës shqiptare se ai do ta ndryshojë Kushtetutën, do ta zyrtarizojë gjuhën shqipe dhe do ta federalizojë Maqedoninë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...