Published On: 18 Maj, 2017

Vjosa Osmani pritet të hyjë në listën zgjedhore për deputet të LDK-së

Burime te ndryshme nga LDK-ja, të afërta me Isa Mustafën dhe të tjera theksojnë se Vjosa Osmani pritet të jetë në listën zgjedhore të LDK-së për deputetë.

“Vjosa Osmani pritet të hyjë në listë për deputet, ndërsa për të tjerët nuk është e sigurt aspak”, thotë ky burim.

Nga informacionet e tanishme nga deputetët që kanë qenë kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president dhe kundër demarkacionit, me pak shansa për të hyrë në listën zgjedhore është Adem Salihaj, ndërsa nuk duket se mund të ndryshojë diçka për Shpejtim Bulliqin, Hatim Baxhakun, Murat Hoxhën, Fatmir Rexhepin.

Gjithëçka do të sqarohet nesër para përfundimit të afatit ligjor për dorëzimin e listave për deputet. SHQIPTARI.eu

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...