Published On: 6 Korrik, 2017

Vjosa Osmani: Isa Mustafën nuk e kam konkurrent për kryetar në LDK (Video)

  • Konfliktet mes kryesisë së Lidhjes Demokratike me anëtarën më të votuar grua të kësaj partie, Vjosa Osmanin, kishin nisur me krijimin e koalicionit me PDK’në. Siç shprehet Osmani, problemet mes tyre janë mbyllur, por a janë shuar edhe ambiciet e saj për ta udhëhequr LDK’në?

Vjosa Osmani, e pyetur nëse do ta garojë sërish për kreun e partisë kundër Isa Mustafës, thotë se nuk e beson që kreu i tanishëm i LDK’së do të kandidojë sërish, ndërsa nuk mohon kandidimin e saj.

Siç thotë deputetja e zgjedhur e LDK’së, problemet mes anëtarëve të kësaj partie me kryesinë e saj kanë përfunduar bashkë me koalicionin me PDK’në që, sipas saj, ishte shkaktar i konflikteve brendapartiake.

Osmani, e cila përbën pjesën e njerëzve më të votuar të skenës politike, në emisionin Komiteti ka treguar nëse së bashku me përkrahjen i janë rritur edhe ambiciet e saj.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:

 

 

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...