Published On: 12 Tetor, 2017

“Vjeshta’ në Shkodër, prangosen dy të shpallurit në kërkim

Forca të shumta policie kanë kryer kontrolle në orët e vona në Shkodër, ku si rezultat kanë kapur edhe dy shtetas të shpallur në kërkim.

Nga strukturat e Sektorit për krimet e rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në orët e para të mëngjesit në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, është realizuar me sukses operacioni për kapjen e personave në kërkim për vepra të rënda penale konkretisht shtetasit:

Lazer Pema, 34 vjeç, banues në Shkodër, i denuar me 25 vite burg me vendim nr 411 të Gjykatës së Apelit Shkodër, për veprën penale të “Vrasje në rrethana cilësuese”, për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013 në fshatin Guri zi.

Tauland Pepaj, vjec 26, banues në Shkodër për veprën penale “Plagosje e Rëndë me dashje” me masë sigurimi “Arrest ne burg” për ngjarjen e datës 25.06.2017 në lagjen ”Bacallek ”Shkodër, ku gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. Th, 22 vjeç, banues në Shkodër. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...