Published On: 7 Korrik, 2017

Viti 2.040, fundi ‘historik’ i motorit me djegie

Franca synon t’i japë fund shitjes së veturave me naftë dhe benxinë në tregjet e saj deri në vitin 2040, në kuadër të një plani klimatik ambicioz për të limituar prodhimin e gezit me efekt serë në vend, njoftoi sot ministri i Ekologjisë, Nicolas Hulot.

“Ne njoftojmë fundin e shitjes së automjeteve me motor benxine dhe naftë deri në vitin 2040”, deklaroi ministri, në një linjë me ambiciet e paraqitura nga vende të tjera evropiane, si Norvegjia dhe Holanda.

Franca është prodhuesi i parë i veturave elektrike të shitura në Evropë, ku modeli “Zoe” i markës “Renault” është në krye të këtij segmenti shumë premtues.

Prodhuesi suedez “Volvo” njoftoi të mërkurën se duke filluar nga viti 2019 do të tregtojë vetëm modele elektrike ose hibride, duke premtuar fundin historik të automjeteve të pajisura me motor me djegie.

Në Evropë, Holanda dhe Norvegjia paraqesi ambicie të ngjashme si ato të shpallura sot nga Franca.

Norvegjia kërkon t’i japë fund që në vitin 2025 shitjes së veturave me motor me djegie, pra 15 vite para Francës.

Madje muajin e kaluar, për herë të par veturat elektrike arritën të zënë në Norvegji pjesën më të madhe të tregut (27,7 për qind të veturave të reja), duke dalë para automjeteve me motor me naftë (24,2 për qind) dhe atyre me benxinë (23,1 për qind), sipas Këshillit të Informacionit mbi Trafikun Rrugor (OFV).

Por edhe vende të tjera evropiane, si Polonia, kërkojnë të zhvillojnë numrin e veturave me zero ndotje, ku qeveria ka miratuar një plan që parashikon të fusë në qarkullim një milion vetura elektrike në vitin 2025.

OJQ-të mjedisore i kanë përshëndetur këto objektiva ambicioze, por nga ana tjetër kritikojnë mungesën e masave të menjëhershme, në veçanti në transportin publik, por gjithashtu në energjitë e rinovueshme.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...