Published On: 24 Tetor, 2016

VITET E BRETKOCES

Lirim Gashi
A e njeh Adem Demacin?- me pyeti psikologu i ,,Shkolles se Mesme te Pergjihshme Ushtarake ne Beograd,, ne nje zyre te bodrumit te internatit ne rrugen Humska 1 afer stadionit te Armates Popullore Jugosllave perderisa ma mbante driten e reflektorit ne sy qe po me verbonte sikur rrezet e diellit ne gusht. Isha 15 vjecar dhe politikisht jeshil si bretkoca, Nuk kisha degjuar asnjehere per bacin Adem andaj ne castin e pare mendova se po tallej me mua. E njeh apo se njeh murmuroi si bishe. Nuk besoja qe ekziston ky mbiemer tek shqiptaret dhe pasi qe hezitova nje moment dhe mora fryme thelle per tu qetesuar nga ankthi, mendimi i pare qe m”u soll verdalle ishte se mos ishte fjala per ndonje bashke-fshatar timin ashkali ngase ata e kishin zakon qe Ajazin ta therrisnin Ajazaq, Hamzen Hamzaq e keshtu me radhe… A mos ndoshta eshte fjala per ndonje bashke-fshatar timin ashkali shoku psikolog, murmurita si neper dhembe teresisht i shokuar, i pasigurt dhe i paafte per ta kuptuar qellimin i tij. U ngrit me shpejtesine e drites ne kembe i defryer nga pergjigja ime, e kapi koken me te dy duart, i ra vetes dy tri here shuplake ne fytyre dhe koke ne stilin e shimpanzes e pastaj u shtri per toke duke u mbajtur gjithnje per barku qe te mos shkoklohej si shtalbi i misrit nga buzqeshja e shfrenuar dhe shkarravitja per toke ne manirin e nje bishe te cmendur. Pastaj e ndryshoi si i dirigjuar me telekomand mimiken e fytyres, syte filluan t”i shkyhen sikur vampirit te etur per gjak dhe mu drejtua me nje ze te kontrolluar me shume mund dhe njekohesisht kercenues: Ik pirdhu dhe po i tregove dikujt per kete bisede do te pendohesh qe je gjalle. U ngjita shkalleve kokeulur dhe i deshpruar deri ne palce me vetveten qe nuk ia kisha shqelmuar nofullat, dhembet dhe hunden derisa po shkarravitej si derrkuci per toke dhe pa hezituar fare iu afrova kabines se telefonit ne korridorin e internatit, e mora xhaxhain tim ne telefon dhe i tregova detajisht se c”me kishte ndodhur. Mos u shqeteso me tha, brenda 24 oresh me ke atje se bashku me babain tend. Ashtu edhe ndodhi. Ende pa kaluar 24 ore babai dhe xhaxhai im arriten ne Beograd. Babai im temperament qe nje vit me heret kishte bere lufte me mua per te me bindur qe te mos regjistrohem ne kete shkolle te mallkuar ishte bere gace ne fytyre dhe e ndjeja thelle ne shpirt qe mezi po priste ta takonte ate njeri per t”ia keputur mjekrren e stergjatur cetnike qe i arrinte deri te barku i fryer si tupan. Me dergo te eprori yt me tha me nje ton te vendosur, ende pa u pershendetur mire me mua. Xhaxha qetesoje aman i thash se ky nuk e kontrollon dot vetveten. Mos u brengos me tha, ska qare pa me degjuar por as ti ske qare prandaj prej sotit nuk do te jesh me pjese e kesaj armate te ndotur cetnike. I dergova ne zyren e kapitenit te klases se pare Rade Rajic qe ishte nje njeri tejet i moderuar dhe i sjellshem. Ende pa ia zgjatur doren eprorit tim si duhet babai im iu drejtua me keto fjale: Shoku kapiten me thoni ju lutem a e kam derguar djalin tim qe t”i sherbej armates se Titos apo cetnikeve te Drazha Mihajlloviqit??? Nuk po ju kuptoj ia ktheu pergjigjen babait tim eprori me nje fytyre te zverdhur dhe te shtangur sikur ta kishte goditur rrufeja e pastaj mu drejtua : Cka te ka ndodhur biri im dhe pse nuk me ke treguar por e ke trazuar babain tend te dashur pa nevoje. Psikologu i shkolles me ka ftuar ne nje bisede informative ne bodrumin e internatit dhe tere kohen me ka pyetur per politiken, nacionalizmin, irredentizmin, separatizmin dhe per te gjitha izmat e mundshme dhe te pamundshme i nderuar epror dhe kam menduar qe e ka bere me pelqimin tuaj prandaj nuk ju kam besuar ma. Ah ai biri i bushtres e kam te kjarte e kam te kjarte, e kam parasysh… Pastaj i turperuar nga rrefimi im iu drejtua babait tim me nje ze mallengjyes dhe njekohesisht lutes: Te betohem ne cdo gje te shenjte, ne te gjallet dhe te vdekurit e familjes sime dhe ne nderin tim dhe te profesionit tim, nese edhe nje moment te vetem nuk e kam trajtuar birin tuaj njesoj sikur femijet e mi mu harroft emri per jete e mot. Pastaj mbreteroi heshtja dhe pasi u ulem eprori e mori psikologun ne telefon dhe ia dha dy minuta kohe per t”u vizatuar ne zyre. Vazhdon……..
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. Kristina thotë:

    Eu po ju donit te e rritni lexueshmerine dhe te shtoni vemendjen e lexuesve ne dem te dikujt?! Ani nepermjet nje fantazie te perpunuar me menyuren me te turpshme si gazetat ;Kosovarja dhe Bota sot! Mjerim ! Shue ju kam cmuar per disa shkrime deri me tani .Mjerim ! Mjerimi ne dem te legjendes Kombetare \te madhit Adem Demaqi! Nuk do te jete e pranueshme !

    Përgjigjiuni
    Pelqej(6) Nuk Pelqej(1)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...