Debate Lajmi Levizes

VIJAT E KUQE I VENDOS VETËM SHBA! GOD BLESS USA- HAPPY ANIVERSARY JULY 4!

  • Faleminderit SHBA që na e maruat shtetin, e na shpëtuat nga shfarosja që na kanosej nga serbo-sllavët. Pa juve nuk do të kishte shqiptarë më në Dardani! Mesazhi i ish-presidentit Georg H. W. Bush ishte i qartë, dhe pa dorëza: “Në rast se në Kosovë ndodhë një konflikt, i cili shkaktohet nga provokimet serbe, SHBA-të do të jenë të gatshme të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë si dhe mbrenda vetë territorit të Serbisë.”

  • Xhevat Rexhaj

Presidenti Georg Bush ishte si zëvendës-president i Presidentit Ronald Reagan për dy mandate, nga viti 1981 e deri në 1989. Aty ai kishte mësuar diplomacinë dhe politikën ndërkombëtare si republikan. Në vitet e ’90-ta ai do të zgjidhej President i SHBA-së, dhe aty do të filloj edhe interesimi për një popull të shtypur nga sllavo-serbët, pra shqiptarët.

Ishin vitet e 90-ta, kur lideri i asaj kohe e më vonë Presidenti Historik i Kosovës Ibrahim Rugova do ta vizitonte shpesh SHBA-në. Pas atyre vizitave dhe krijimit të mirëbesimit për vitet në vijim, diplomacia ameriane do të merrej fortë seriozisht me çështjen e Kosovës në veçanti dhe atë shqiptare në përgjithësi.

Ato vite ishte edhe lobi i fuqishëm i shqiptarëve në Amerikë që krijuan urat lidhëse mes Kosovës dhe politikëbërjes amerikane. Por për ne shqiptarët, ish-presidenti Xhorxh H. W. Bush do të mbahet mend për të ashtuquajturin “paralajmërim i Krishtlindjeve”, ai i pat dërguar presidentit të atëhershëm serb,S. Milloseviç një letër „ sekrete“ me pak fjali.

Ishte pra 25 dhjetori 1992 Ditën e Krishtlindjes . Mesazhi i ish-presidentit Bush ishte i qartë dhe pa dorëza: “Në rast se në Kosovë ndodhë një konflikt, i cili shkaktohet nga provokimet serbe, SHBA-të do të jenë të gatshme të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë si dhe mbrenda vetë territorit të Serbisë.” Kjo deklaratë e Presidentit Bush u bë më vonë baza e politikës amerikane ndaj Kosovës gjer në çlirimin e saj.

Pas Presidentit Bush, politikën pro shqiptare e vazhdoi administrata e Presidentit Klinton, me shumë interesim e angazhime. Kur u shkelë vija e kuqe e deklaruar nga Bushi, i erdhi koha Presidentit Bill Klinton, ai në mars të vitit 1999 tha në Uashington: “Vija e kuqe është shkelur nga Serbia… dhe nuk besoj se ne duhet të rrimë duarkryq derisa mijëra civilë vriten e masakrohen dhe varrosen në fusha e moçale, para se ne të bëjmë diçka”, ne duhet ndaluar ato.

Me 24 mars 1999 në ora 19:45 sipas orës evropiane, Presidenti B. Klinton urdhëroi fillimin e sulmeve ajrore të NATO-s kundër objektivave serbe në Kosovë dhe në Serbi. Serbia pësoi humbje, dhe Kosova u çlirue , trupat amerikane me aleat u vendosën si ushtri e Kosovës në Kosovë, pritej njohja formale e pavarësisë, dhe kjo do të ndodhte ku tjetër, pos në Tiranë gjatë vizitës historike të djalit të Bushit senior, Presidentit G.W. Bush djali i ish Presidentit senior Bush.

Georg W. Bush gjatë vizitës historike në Tiranë me 10. 6.2007, hapur tha: SHBA e njohin Pavarësinë e Kosovës. “Mjaft është mjaft”, tha Presidenti Bush. Kosova është e pavarur. “Ky është qëndrimi im! Ky është një qendrim i prerë dhe i fortë”, tha Presidenti Bush!, dhe kështu e hapi rrugën që në vitin pasues Kosova të njihet edhe formalisht e ndërkombëtarisht si shtet i pavarur.

E pra vijat e kuqe mundet ti zbatoj kur ato shkelën, vetëm SHBA-ja, e vendosi Bushi i vjetër vijën, kur u shkel vendosi Klintoni ta sulmont Serbinë, dhe në fund e vulosi njohjën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës djali i Bushit senior, Presidenti i 43 i SHBA-së Georg W. Bush.

Kujtesa shqiptare duhet ta mbajë në mendje se hapat e Presidentit të R. së Kosovës të bërë së pari në SHBA ishin hapat që vazhduan me durim e aleancë të madhe.

Rugova na e la amanetin: „Kosova dhe populli i Kosovës në marrëdhënie të përhershme me SHBA… “E ne shqiptarët duhet ta ruajmë këtë lidhje historike dhe speciale sa të jemi. Rrnofshin SHBA-të dhe populli i saj bashkë me shqiptarët në trojet etnike dhe ta shohim Ameriken sikur shtet tonin gjithnjë!

Related Posts

  1. URIME 241 Vj.e PAVARESiSIE AMERIKE.
    SHQIPARET UROJNE FESTIME TE PEREJETESHME TE PAVARSISE SA TE EGZISTOJE KJO BOTE
    ZOTI dhe AMERIKA PER SHQIPTARET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *