Lajme Lajmi Levizes

Video tmerruese: Policia e gjen të rrahur keq e të shtrirë në rrugë një vajzë në Podujevë (Video)

  • Mbrëmë pas mesnate, një vajzë me lëndime trupore është gjetur e shtrirë në rrugën Podujevë-Merdarë. Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi.

“Mbrëmë në ora 01:10 pas mesnate, është raportuar për gjetjen e një vajze të shtrirë në rrugë, të cilës i është ofruar ndihma mjekësore. Trafiku rajonal ka arritur në vendin e ngjarjes dhe e ka marrë rastin. Aty kanë dalë edhe emergjenca dhe njësia policore, tani rasti është nën hetime”, ka thënë Bislimi.

Sipas një videoje të siguruar nga Indeksonline, shihet ekipi mjekësor duke i ofruar ndihmë viktimës. Aty shihet se vajza ka disa lëndime trupore, që nuk dihet se nga çka i janë shkaktuar.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *