Published On: 27 Tetor, 2016

Video skandali, Kryetari i Gjykatës kërkon seks për të vendosur drejtësinë

Sistemi i drejtësisë pritet të tronditet sërish mbrëmjen e sotme, kur emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan të publikojë aferën seksuale të një Kryetari Gjykate, i cili kërkon favore nga një grua, në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë.

Ngjarja do të jetë më pas në fokus të diskutimit në emisionin “Opinion” ku në panel do të jetë edhe një nga drejtuesit e emisionit “Stop”, që do të zbardhë gjithë rrethanat e videoregjistrimit.

Kjo nuk është hera e parë që emisioni “Stop” denoncon raste të abuzimeve në sistemin e drejtësisë.

Rreth një muaj më parë, ky emision denoncoi mitmarrjen e një oficeri të policisë gjyqësore, në këmbim të lirimit të një llogarie bankare, ndërkohë që në video përmendej edhe emri i një prokurori.

Ishte pikërisht ky momenti, kur në studion e “Opinion” gazetari Saimir Kodra njoftoi për ekzistencën e një tjetër video, ku një punonjës i rëndësishëm i drejtësisë shfaqet duke kërkuar favore seksuale për t’i dhënë çështjen një gruaje.

Cili do të ketë ky gjyqtar? Sot në orën 20:00 “Stop” do të zbulojë emrin e tij, ndërkohë që në orën 21:00 në “Opinion” debati do të zbardhë më shumë mbi ngjarjen dhe rrethanat e saj.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...