Published On: 19 Qershor, 2017

Video komprometuese për LSI/ Viktor Tusha i fut zarfin në xhep kryeplakut të dhunuar, pas shpinës së Ilir Metës

Ilir Meta nga shtëpia e kryeplakut të Rraboshtës në Lezhë, Gjovalin Gjini, deklaroi se do të armatosë popullin nëse policia nuk merr masa për të arrestuar zagarët. Sipas Metës, Gjovalin Gjini është dhunuar nga militantë të PS-së dhe deklarata e tij ishte shumë e ashpër dy ditë më parë nga Lezha.


Por, sot pikërisht nga kjo vizitë e Metës në shtëpinë e të dhunuarit publikohet një video komprometuese për LSI dhe Ilir Metën. Në pamje duket qartë Viktor Tusha, ish-kryetar bashkie dhe kandidat për deputet në Lezhë që i vendos një zarf në xhep personit të dhunuar Gjovalin Gjini.


Nuk dihet se çfarë ka brenda ai zarf por skena është mjaft e dyshimtë dhe në media aludohet se “kryeplaku është përdorur si viktimë e fushatës nga LSI”.

Por video nuk është lënë pa u komentuar nga PS-ja. Saimir Tahiri e shpërndan në facebook dhe komenton : “Shih e shkruaj thotë populli, se sado të shkruash kur sheh kështu skenash, çdo fjalë është e tepërt…”


Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...