Published On: 24 Tetor, 2016

Video/ Dëshmon biznesmeni: Si më kërcënoi Shullazi me pistoletë në kokë

Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e biznesmenit Ylvi Beqja kundër Emiliano Shullazit dhe grupit të tij.

Biznesmeni ka treguar në Prokurorinë e Krimeve të Renda se Shullazi e ka kërcënuar me pistolete ne koke përpara noterit.

Kjo ka ndodhur kur ata kishin shkuar në një zyrë noteriale në Durrës, për të regjistruar në emër të Shullazit 20 % të pronësisë se hotel “Vollgës”, siç ishte rënë dakord më parë për shkak se 40 –vjeçari e kishte ndihmuar biznesmenin ta regjistronte pronën në Hipotekë.

Kur po nënshkruanin kontratën, Emiliano Shullazi merr vesh se një pjesë e ish-hotelit është shitur tek familja Kodra për 700 mije euro.

Biznesmeni ka thënë se ai ka nxjerre menjëherë një pistoletë, që e kishte me vete dhe ia ka vënë në kokë, duke i kërkuar paratë e marra nga familja Kodra dhe 10 % të tjera të pronësisë.

Biznesmeni ka pranuar të firmosë për t’i dhënë Shullazit 30 % të pronës dhe të paguajë paratë kesh.

Ai i ka dërguar personalisht rreth 400 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër e ka paguar në 3 çeqe, të cilët janë tërhequr në bankë nga Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela, në dhjetor të vitit 2015.

Tërheqja e çeqeve prej tyre është provuar nga prokuroria, në bazë të pamjeve filmike dhe disa dokumenteve të tjera të bankave ku është bërë tërheqja e parave.
Për pjesën tjetër të dëshmisë pritet të merret në pyetje edhe noteri para të cilit ka ndodhur kërcënimi, siç pretendon biznesmeni./ TV KLAN

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...