Published On: 8 Gusht, 2017

Vetëvrasje e dështuar

Migjen Kajtazi

Mbyllja me forcë e kopërtinave të romanit «Kronikë e një vdekje të paralajmëruar» të Markezit ishte krismë e vendimit të marr. Pas shumë kohëve të kaluar duke menduar, duke vënë në pyetje gjithë jetën e vetë … mori vendim…të bëjë vetëvrasje. Ky vendim për vetëvrasje është përcjellur me shumë hulumtime paraprake për format e ndryshme të vetëvrasjeve. Hulumtimeve të bëra në rrjetet sociale, në Internet, në literaturën e gjetur në bibliotekë dhe në filmat e shumtë të shikuar. Po çfarë mësoj ndër tjera nga këto kërkime ishte edhe fakti i gjetur që nuk kishte një definicion të caktuar pse njerëzit bëjnë vetëvrasje po në fakt më shumë gjeti informata për periudhën kur njerëzit bëjnë vetëvrasje si për shembull kur një person futet në burg dhe që nga ky moment emri i tijë nuk është i rëndësishëm se ky person duhet të përgjigjet në thirrjen e numrit të celulës së burgut që ka…

Tani që morri vendimin të bëj vetëvrasje e ndiente vetën më i lehtësuar nga barra që kishte dhe që e kishte përcjellur qe disa vite. Po i gjithë ky vendim nuk mjaftonte të ishte më i qetë se prapë se prapë kishte një shqetësim tjetër… donte të gjente formën e vetëvrasjes.

Po gjatë gjithë hulumtimeve që kishte bërë për vetëvrasje i kishte dhënë idenë se si të bënte vetëvrasje. Për të forma më e mirë të bënte vetëvrasje ishte vetëvrasje e porositur pra të gjente një vrasës profesionalistë që të mbaronte punë më të dhe kështu do kishte jehonë më të madhe dhe do mbetej enigmë.

Kishte lënë takim me një person të cilin nuk e njihte po kishte dëgjuar që kishte lidhje me nëntokën e qytetit. Takimi ishte caktuar në lokalet e diskotekës «Diamanti» në ora 3h të mëngjesit. Për të mos binte në sy te ndërmjetësi kishte marrur masat e duhura, kishte vendosur mustaqe artificiale, një paruke që i shkonte me mustaqe dhe një palë syze. Po ashtu kishte ndryshuar stilin e të veshurit, ishte veshur me një stil sportivë. Ashtu siç ishin marrur vesh, takimi u realizua në një ndër lokalet e diskotekës. Ndërmjetësi nuk humbi kohë dhe pas porosisë të pijeve ju drejtua: Pra, sa kuptova ju dëshironi që ta likuidojmë një person që jeni në konflikt me të se disa vite?

Po i përgjigjet ndërmjetësit ashtu është, dua që ky person të vritet sa më shpejtë. Ndërmjetësi morri zarfin me letrën ku ishte shkruar emri, mbiemri dhe të dhënat tjera që mjaftonin të identifikohet mirë viktima. Dhe kuptohet një shumë të parave që si paradhënie për angazhimin, shumë që paraqiste 20 % të shumës totale. Nga ky moment i dorëzimit të dhënave të veta për vrasje e ndjeu vetën mirë dhe aty ku mendonte se tani i mbetët vetëm realizimi i takimit të dytë me ndërmjetësin për ti dhënë edhe 60 % të shumës totale, ndërmjetësi në largim e sipër ju drejtua: edhe një sqarim, punëtori jonë (kështu e quante vrasësin me pagesë) normalisht nuk bën pyetje shumë për personin që do e vrasë dhe ka kënaqësi sidomos për disa kategori të personave që do vrasë po kur bëhet fjalë për persona të rëndomtë ka mundësi të refuzojë punën e vetë…

Me këto fjalë u ndanë …Po këto fjalë për mundësin e refuzimit të vrasjes së tij e la me dilema të mëdha dhe shpresonte që së paku po ndodhi kjo e papritur në planin e vetë të vetëvrasjes mundej të bënte thirrje në rritjen e çmimit në vrasjen e vetë të komanduar. Ishte në gjendje të paguante pothuaj dyfishin e shumës së kërkuar. Edhe kështu gjumë nuk kishte po ketë javë mbeti pothuaj zgjuar duke parë të gjitha versionet e përfundimit të jetës së tij… Po për dilemat tjera kishte menduar ketë javë . Nuk donte që askush të marr veshë për planin e tij dhe vendosi që së paku gjatë këto ditë të paraqitej që ishte më i afërt me kolegët, më i afërt me rrethin familjar, më i afërt me komshinjtë dhe më i qeshur…

Takimi me ndërmjetësin e kishte lënë në parkun e madhë dhe të vetmin të qytetit që gjendej në periferi të qytetit. Kësaj radhe takimi nuk ishte në njërin nga tri restorantet që gjendeshin në ketë park të madhë. Po takimi ishte në terrenin e sportit që është i rrethuar nga drunjtë e lartë dhe të bukur të këtij parku të qytetit. Kishte vendosur të ecte nga fillimi i parkut deri te terreni i sportit. Rrugë që kishte bër me qindra herë po kurrë nuk kishte matur hapat e vetë e tani që po shkonte në drejtim të ndërmjetësit të vrasjes së tij kishte përshtypje që numëronte hapat e vetë. Nuk kishte dëshirë të ecte shpejtë e ky fakt është i çuditshëm për dikënd që njihet se paku për ecjen e vetë të shpejtë. Gjatë ecjes u ndal mu në mesë të rrugës dhe morri frymë thellë dhe shikojë gjithandej natyrën që tani kishte filluar të venitej po kishte ato ngjyra të bukura që shumë fotografë janë munduar ti «vjedhin» për tu paraqitur me fotografit e tyre te publiku … po në fakt publiku mbetet i etur dhe në pritje të fotografive tjera të këtyre ngjyrave vjeshtore… Eci dhe prapë u ndalë duke shikuar pishat që nuk ndërrojnë ngjyrat po prapë se prapë mbeten të bukura në çdo stinë të vitit. Duke afruar terrenit të sportit u ndalë te kroni ku u freskua. Kësaj radhe u ndalë dhe pushojë pak më shumë se herat tjera dhe mendojë që do ishte më mirë që qyteti të shfrytëzonte gjithë këtë park me dhënien e mundësisë të shfrytëzimit të hapësirave në brendi të parkut duke ndërtuar ndonjë kopsht zoologjikë, duke ndërtuar ndonjë liqe artificial, duke ndërtuar kulla të vrojtimit nga pikat strategjike apo të ndërtimit të shtëpive pushimore për fëmijët … që do mundësonte të punësoheshin edhe shumë të rinjë …ashtu duke menduar për këto projekte seç pati një buzëqeshje të vogël në cep të buzëve të veta. I tha vetit: « Po, çfarë më duhet se çfarë do duhej të bënte qyteti për parkun dhe banorët e vetë… »

Ishte errësuar dhe në ketë errësirë nga rrezatimi i ndezjes së cigares dallojë vendndodhjen e ndërmjetësi i cili e priste në harkun që përkufizonte pikëgjuajtjen të lojës së basketbollit në terrenin e sportit. Nxitoj hapat në drejtim të ndërmjetësit dhe në momentin që zgjati dorën ta përshëndetë ndërmjetësin dora i mbeti e shtrirë dhe ndërmjetësi nuk ja shtrëngoj dorën po ja dorëzojë një zarfë dhe i tha: «punëtori jonë nuk mbaron punë për juve se ka bërë hulumtime për personin që do duhej ta vriste dhe këtu në zarfë ke arsyet që pse nuk do mbarojë punë me ketë person… » dhe ashtu i shtangur dhe me zarfë në dorë nuk shikoj ndërmjetësin i cili në largim e sipër i tha : 20% i parave mbulon shpenzimet tona dhe eci shpejtë në drejtim të lokaleve. I tronditur në mos realizimi të planit të vetë për vetëvrasje ngadalë hapi zarfin dhe ndezi shkrepësen që ti mundësoj të lexonte dhe shfletojë letrën ku shkruante : « ky person ka vite që nuk ka kontakt me familje, çdo herë që prezantohet nxjerrë në pahë anën e një kombësie artificiale, ka harruar për çka ka qenë i angazhuar me vite të tëra, ka harruar që shtëpinë e ka pasur shkollë për lagjen e vetë dhe tanin në fjalorin e tij biseda fillon me fjalët – ka thënë hoxha e ka thënë prifti. Nuk reagon në sharjet që i bëhen heronjve të vetë, nuk i gëzohet rënies së shiut burim të vetëm të furnizimit të liqeneve të pakët që ka vendi i vetë, do që toka e tij të shkrumbohet e ti ngjasojë tokave të panjohura. Nuk punon asgjë për të quar përpara për atë që u luftua me dekada të tëra, nuk e shef kush e donë dhe kush ja donë të mirën, nuk i gëzohet ardhjes së vëllezërve e motrave nga mërgimi po thotë erdhën ata…» dhe duke e parë që shkrepsa po i harxhohej lexojë rreshtat e fundit të letrës që thoshte se ky nëse vazhdon kështu është çështje kohe kur do mbarojë i tëri… i trishtuar se çfarë lexoi për vetën e vetë, duke shikuar majtas e djathtas ndezi shkrepësen edhe një herë dhe e ndezi letrën dhe pa që letra që digjej merrte formën e hartës së vendit të vetë. Afroj duart që ti ngrohi e nga ngrohtësia e duarve ndjeu një ngrohtësi në shpirt që nuk kishte ndier që moti dhe kuptoj që fati i tij është lidhur me fatin e vendit të tij. Pasi u shua zjarri, ngriti kokën dhe pa që nata ishte gjithandej po ai kishte shikim të qartë për ta gjetur rrugën e duhur… / SHQIPTARI.eu

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...