Published On: 24 Nëntor, 2016

Vetëvendosje: Strasburgu miraton amendament që kërkon hetim të pavarur për Astrit Deharin

Në selinë e Parlamentit Europian në Strasburg, gjatë mbledhjes së II-të të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë, e cila po mbahet në Strasburg, Komisioni i përbashkët KPSA (Komisioni parlamentar për Stabilizim-Ascocim) në kuadër të rekomandimeve votoi unanimisht amendamentin për rastin e aktivistit politik Astrit Dehari. Kështu thotë njoftimi i Lëvizjes “Vetëvendosje”

Kështu ka shkruar Lëvizja “Vetëvendosje” në faqen e saj në “Facebook”.

Shkruhet se “Vetëvendosja” ka paraqitur edhe amendamentin 22, që ka të bëjë me rastin e aktivistit 26 vjeç që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ditën e 5 nëntorit.

“Ka shprehur ngushëllime familjes dhe shokëve dhe shoqeve të aktivistit të ri politik, z. Astrit Dehari, i cili vdiq në paraburgim nën rrethana të dyshimta dhe ka kërkuar nga autoritetet kompetente të hetojnë tërësisht të gjitha rrethanat e vdekjes së tij, duke përfshirë çfarëdo pretendimi të përdorimit të tepruar të forcës nga cilido zyrtar i zbatimit të ligjit, si dhe përgjegjësinë e mundshme të institucioneve shtetërore; ka theksuar se nëse ndonjë vepër e gabuar ka ndodhur, është dashur të ndiqej dhe të dënohej rëndë si shembull;”.

“Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe Donika Kadaj të cilën po marrin pjesë në këtë mbledhje kanë folur edhe për dështimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe për përndjekjen që u bëhet aktivistëve politikë. Po ashtu, është kërkuar edhe lirimi i pesë aktivistëve që vazhdojnë të mbahen në burg padrejtësisht”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...