Published On: 5 Gusht, 2017

Vetëvendosje ngushëllon familjen Lladrovci

Lëvizja Vetëvendosje ka ngushëlluar familjen Lladrovci, pas vdekjes së Muhamet Lladrovcit, babai i dëshmorit të kombit Fehmi Lladrovci.

Vetëvendosje në telegram ngushëllimin e saj ka vlerësuar lartë rolin e kësaj familje në çlirimin e Kosovës.

Sipas tyre prindërit si Muhamet Lladrovci nuk i ruajtën bijtë për vete, por ia dedikuan Kosovës.

Ky është telegram ngushëllimi i plotë i VV-së:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Muhamet Lladrovcit. Ai ka qenë babai i një prej dëshmorëve ëmblemë të UÇK-së, Fehmi Lladrovcit. Prindërit si Muhamet Lladrovci nuk i ruajtën bijtë për vete, por ia dedikuan Kosovës. Ndërkaq, Fehmi Lladrovci ka përmbysur vetë kuptimin e trashëgëmisë. Me sakrificën e tij, ai përbën trashëgëminë e rezistencës – duke dhënë më të shtrenjtën, e duke përbuzur të pavlefshmen.Prindërit e dëshmorëve na e kujtojnë rolin e rëndësishëm edukues që ka pasur familja shqiptare për brezin e ri në kushtet e okupimit. Kjo familje na e rikthen në kohën tonë edhe luftën kundër moralit patriarkal; se lufta për liri kundër pushtuesve shkon krah për krah me barazinë e emancipimin brenda nesh. Xheva e Fehmiu, sikur Shota e Azemi janë dëshmorët e kësaj shembylltyre.Lëvizja VETËVENDOSJE! ndan dhimbjen dhe i shpreh ngushëllime familjes Lladrovci për këtë humbje.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...