Published On: 25 Tetor, 2016

Vetëvendosje me aksion para burgut të Pejës kërkon lirimin e aktivistëve

Me shpalosjen e panos me mbishkrimin “Lironi të burgosurit politik” dhe me brohoritje të parullës “Pa drejtësi nuk ka qetësi”, Lëvizja Vetëvendosje zhvilloi një aktivitet simbolik në afërsi të burgut të Pejës, ku është i burgosur aktivisti, Egzon Haliti.

Përmes këtij aksioni, u kërkua lirimi i tij, si dhe i dy aktivistëve të tjerë që po mbahen në burgje të komunave tjera, Atdhe Arifit e Astrit Deharit.

Gjatë këtij aksioni, në fjalimin e saj, deputetja Shqipe Pantina foli për padrejtësinë që po iu bëhet këtyre të rinjve nga një pushtet që ka instrumentalizuar organet e rendit dhe drejtësisë për të luftuar kundërshtarët politikë.

“Egzoni, si dhe Atdheu e Astriti, padrejtësisht po mbahen në paraburgim. Egzoni nuk e ka vendin pas këtij muri. Vendi i tij është këtu në mesin tonë, si dhe në amfiteatër të Universitetit. Egzoni është student, është aktivist politik, si dhe asnjëherë nuk është terrorist. Prandaj ne kërkojmë lirimin e mënjehershëm të tij, si dhe Atdheut e Astritit”, tha deputetja Pantina.

Pantina tha se aty ku po mbahet Egzon Haliti duhet të jenë Adem Grabovci e klani “Pronto”. Aty duhet të jenë Kadri Veseli, Isa Mustafa e Hashim Thaçi, që e kanë katandisur Kosovën në një vend me therra e gjemba.

“Pa drejtësi nuk ka qetësi, dhe drejtësia nuk bëhet me Nuhi Ukën, Sali Mekajn e të ngjashëm. Dhe ne nuk do të ndalemi asnjëherë, derisa Kosovën ta bëjmë vend ku sundon drejtësia e mirëfilltë”, ka thënë Pantina, transmeton Klan Kosova.

Sipas Vetëvendosjes, Egzon Haliti, Atdhe Arifi e Astrit Dehari po mbahen tash e 57 ditë në burg padrejtësisht, pa asnjë provë a fakt të vetëm.

“Regjimi autoritar përmes taktikave policore që pengon në vazhdimësi aktivitetin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me montime të ndryshme po ua mohon lirinë këtyre tre aktivistëve, si dhe Frashër Krasniqit, Adea Batushës e Petrit Ademit, që poashtu mbahen në arrest shtëpiak”.
14856064_10153766121492000_2560508608733350702_o

14566291_10153766121212000_4560960187585519640_o-690x380

14706801_10153766121727000_6233840558150049833_o

14753290_10153766121837000_753995993431605070_o

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...