Published On: 18 Maj, 2017

Vetëvendosje i quan kalkulantë ata që po shkojnë në parti tjera

Aktori i njohur kosovar Adem Mikullovci, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Ishte pikërisht ky aderim që e shtyu sekretarin e kësaj lëvizjeje t’i bëjë disa llogari se cilët lloje të njerëzve po bashkohen me ata.

Përveç që e ka bërë të ditur faktin se aktori kosovarë ka aderuar në lëvizjen Vetëvendosje, Molliqaj,i  cili përmes një shkrimi në facebook, të aderuarit në partitë e tjera I ka quajtur kalkulantë.

Por ja si I ka quajtur ata që kanë vendosur ta zgjedhin VV-në për aderim.

“Lëvizjes sonë iu bashkua aktori i madh shqiptar Adem Mikollovci, i cili njihet për konsistencën e tij politike prej kur ishte deputet i Kuvendit që shpalli Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Tek partitë e tjera po shkojnë kalkulantët. Në Lëvizje po vijnë parimorët”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...