Published On: 3 Gusht, 2017

Vetëvendosje i përgjigjet Veselit për kushtin që e ka rreth votimit të Haradinajt

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në rrejtin social në Facebook ju ka kunderpërgjigjur deklaratës së kreut të PDK-së, Kadri Veseli i cili ka thënë se mund të tërhiqet nga kandidatura e kryeparlamentarit në rast se votohet qeveria Haradinaj nga subjektet opozitare.

Mirëpo VV thonë se është koha e fundit tani që Veseli të bëjë një reflektim të tillë.

Partia e të nominuarit, Albin Kurti ka thënë se  pas dështimit të nominuarit  Ramush  Haradinaj për ta formuar qeverinë,tani radha i kalon subjektit të tyre.

Më poshtë lexojeni postimin e plotë të Lëvizjes Vetëvendosje:

Ka qenë koha e fundit për reflektim e Veselit

E përshëndesim tërheqjen e Veselit nga kandidatura për kryeparlamentar. Ka qenë koha e fundit për reflektim. Ne tash presim se kush do të jetë kandidati i PAN për kryetar kuvendi. Le ta propozojnë ndonjë personalitet që është sa më gjithpërfshirës.

Sa i përket kërkesës së Veselit që ne ta votojmë Haradinajn, ne nuk mund të bëjmë marrëveshje me Veselin. Është Veseli ai që ka marrëveshje me Haradinajn. Pas dështimit të z.Haradinaj për të formuar qeverinë, radha i kalon të nominuarit tonë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...