Published On: 17 Maj, 2017

Vetëvendosje garon e vetme, refuzon ofertën e LDK-së

  • Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të garojë e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit. Vendimi është marrë sot në një mbledhje të Kryesisë së partisë.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë së saj, në të cilën është diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit.

Nëpërmjet një komunikate, VV ka bërë të ditur se është “duke bërë përgatitjet e duhura që në këto zgjedhje të garojë e vetme”.

“Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë në të cilën janë diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit dhe përgatitjet për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes e cila mbahet nesër, e ku do të votohet edhe lista e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për këto zgjedhje”, thuhet në komunikatë.

“Tanimë, afati për koalicione ka përfunduar dhe Lëvizja është duke bërë përgatitjet e duhura që në këto zgjedhje të garojë e vetme. Gjatë ditës së sotme kemi pranuar dhjetëra kërkesa për takim nga koalicioni LDK/AKR. Edhe pse jemi në orët e fundit para dorëzimit të listave, kryesia e Lëvizjes vendosi që t’i pranojë në takim”, ka thënë VV.

“Programi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe konsistenca politike e qëndrimeve dhe veprimeve na bëjnë ne subjektin më të besuar për transformim të Republikës, me luftim të krimit e progres shoqëror. Të gjithë ata që janë të gatshëm t’i bashkohen kësaj beteje për ndryshim rrënjësor jemi të gatshëm t’i presim në takim”, përfundon komunikata e VV’së.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...