Published On: 31 Maj, 2017

Vetëvendosja mbajti tubimi me bashkatdhetarët në Bielefeld dhe Shtutgard të Gjermanisë

Shkruan Luan-Asllan Dibrani

Zgjedhjet po afrohen . Fushata parazgjedhore nga të gjitha partitë me intensitet  të madh po garojnë secila  ti përfitoj votat ,pas rrëzimit të Qeverisë së LDK-së dhe PDK-së.

Kësaj here   për ta njoftuar  opinionin  e mërgatës shqiptare ishin dy  përfaqësues te VV- zoti Aida Derguti,Visar Ymeri. Publiku pati kënaqësinë të përcjellin diskutimin e tyre  duke shpalosur shumë gjëra për të ardhmen e   atdheut  dhe zgjedhjeve paraprake. Ata  theksuan 40 masat konkrete të planit qeverisës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! Për herë të parë nga ndonjë parti  u dëgjuar  zëri i kësaj partie-levizje,  për angazhimin e mërgatës në këto zgjedhje parlamentare.

Mërgata me VV, në zgjedhjet parlamentare do të këtë përfaqësuesit e vet!

Ata  theksuan pran publikut se “LËVIZJA VETËVENDOSJE” parashikon për mërgatën jo vetëm heqjen e pagesave absurde dhe abuzive në kufi, por edhe vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, lehtësimin dhe përmirësimin e të gjitha procedurave të votimit, dhe përparësi dhe lehtësime tatimore në investimet në vend.

Ne shtutgard  ishte edhe deputeti i SPD-se ne Bundestag z.Josip Juratovic që e shoqëroj tubimin . Ky takim ishte i organizuar nga aktivistet VV në Baden-Wurtemberg. Gjatë takimit u shtruan shumë çështje qe e mundojnë mërgatën me vite si dhe nevoja e ndryshimit në Kosovë. Temë në vete ishte indinjomi i mërgatës me sjelljet e KQZ (mohimi i të drejtës themelore të votimit) bllokimi i faxit dhe emalit, mos dhënia e shansit të votimit për mërgimtarë etj. Droja e keqpërdorimit ,vjedhjes së votës ishin qe u diskutuan . Ndërsa në fjalën e Z.Josip Juratovic, deputet i Bundestagut nga radhët e SPD u vu re se edhe disa shtete evropiane e përkrahin ndryshimin, sepse janë lodh me rrena,abuzime dhe keqmenaxhimin e qeverive paraprake!

Takimi ishte shumë i ngrohtë e vëllazëror. Përfundoi ne mënyre dinjitoze siç i ka hije dhe me shpresë se do të takohemi në Kosovë.

Pamje e takimeve në Bielifeld dhe Shtutgard të Gjermanisë nga organizimi i VV-es

Në këtë situate, është e domosdoshme që mërgimtarët që nuk kanë mundur të regjistrohen të vinë të votojnë më 11 qershor në Kosovë
Në fund edhe  njëherë i bënë thirrje bashkatdhetarëve tanë që të shkojnë në Kosovë të votojnë për Kosovën, dhe vetveten. Mërgata ka momentin qe kësaj here të ndërgjegjësohet dhe t’i japin  votën VV pasi veç, po shihet se Mërgata në asnjë qeveri nuk  u trajtuar si duhet  me asnjë të drejtë deri me tash.

 

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...