Published On: 23 Shkurt, 2016

Vetëvendosja, bën thirrje për kontribut me ushqime!

Lëvizja Vetëvendosje, pak çaste me parë ka bërë një thirrje publike për kontribut me ushqim, për aktivistët dhe qytetarët që kanë filluar të qendrojnë në tenda duke kundërshtuar  zv.Kryeministrit Hashim Thaçi për President.

VV, ka kërkuar nga bizneset e vogla dhe qytetarët tjerë që t’ua sigurojnë ushqimin tri herë në ditë, personave që do të qëndrojnë në tenda përball Qeverisë, njfoton gazetablic.com

Protesta në tenda do të zgjatë disa ditë.

Thirrja e plotë e VV-së:

Thirrje për kontribut me ushqime

Sot ka filluar tubimi masiv i qytetarëve dhe i mbështetësve të kauzave opozitare në sheshin përballë Kuvendit të Kosovës. Qëllimi i këtij tubimi është që të ndalë bërjen e Hashim Thaccit president dhe të shkaktojë dorëheqjen e qeverisë në mënyrë që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje të reja.

 

Në shesh janë mbledhur mijëra qytetarë, të cilët do të rrinë aty disa ditë me radhë. Për të gjithë këta njerëz do të organizohet furnizimi me ushqim, treherë në ditë. Ushqimet do të dhurohen nga qytetarët e nga bizneset e vogla, dhe për këtë arsye, i bëjmë thirrje të gjithë simopatizantëve e mbështetësve që mund të na ndihmojnë, të kontribuojnë me ushqime.

 

Personi i kontaktit për të dhënë kontributet me ushqime është Nazlie Bala me numër 044611771.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...