Published On: 21 Nëntor, 2016

Veteranët paralajmërojnë protesta të mëdha nëse u shkurtohen pensionet

Qeveria e Kosovës tani ka bërë gati 38 milionë për pensionet e veteranëve të luftës, ka thënë Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati.

Ndërsa sa i përket zërave për shkurtimin e pensioneve të veteranëve nga ana e Qeverisë, Gucati është shprehur se nëse Qeveria mendon ta realizojë këtë plan, atëherë do të përballet me protesta të madha.

Gucati ka përmendur se FMN, i ka thënë Qeverisë së Kosovës se 40 milion është shuma që duhet të ndahen për pagat e veteranëve, ndonëse sipas tij as kjo shumë nuk është të mjaftueshme.

“Nëse mendon qeveria ti zvogëloj pagat ose të mos e kryej fare këtë obligim do të na detyroj të dalim në rrugë”, ka thënë ai për Indeksonline.

Por për momentin sipas Gucatit sinjalet nga Qeveria janë pozitive sepse ajo tani më ka ndarë rreth 38 milion për pagat e veteranëve të luftës.

“Sinjalet janë shumë pozitive nga Qeveria e Kosovës, sepse kemi biseduar me ministrin e Ekonomisë ku tani janë bërë gati 38 milion euro. Kemi biseduar edhe me FMN-n në një takim që kemi pasur, ata kanë thënë se 40 milion duhet Qeveria ti ndajë për pagat e veteranëve, por edhe ato janë shumë pak. Qeveria tani është duke e shqyrtuar mundësinë që ti siguroj edhe 10 milion në manar që ti bëjë 50 milion euro për veteranët”, ka thënë ai.

Gucati thotë se numri i përgjithshëm i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët momentalisht marrin paga, është rreth 28 mijë.

“Deri sa nuk ka lista zyrtare prej komisionit qeveritar dhe prej Qeverie nuk mund të flasim për shifra ende. Në momentin që do ti marr listat në Organizatën e Veteranëve, do të shohim nëse është bërë ndonjë dëme i madh unë do ti thërras të gjitha mediat dhe do të reagoj aty për aty”, ka përfunduar Gucati.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...