Published On: 25 Tetor, 2016

Veteranët e UÇK-së, gjykatat po e kriminalizojnë luftën tonë çlirimtare

Lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit ndaj rastit “Drenica II”, ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vendimi i Gjykatës së Apelit ka konfirmuar dënimin e shkallës së parë.

Ky është reagimi i plotë drejtuar mediave:

Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe Gjykata e Apelit, me konfirmimin e dënimit që ka dhënë më herët Gjykata Themelore e Mitrovicës, për të ashtuquajturat krime lufte në rastin e njohur si “Drenica II”, dëshmon qartë se ka përpjekje të vazhdueshme për kriminalizimin e luftës sonë çlirimtare, ndërkohë që me krimet dhe gjenocidin që e ka shkaktuar pushtuesi, lëre që nuk po merret askush, por edhe e kanë amnistuar

Lirinë e fituam me gjak dhe falë luftës çlirimtare u krijuan Institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat e kanë obligim që me ligj ta mbrojnë luftën çlirimtare, sepse tek ne, si askund në botë, prokurori e gjyqtari bëhen gazetarë, ndërsa gazetarët bëhen prokurorë e gjyqtarë, thuhet në reagim/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...