Published On: 31 Maj, 2017

Veseli thumbon Vetëvendosjen: A mund ta udhëheq Kosovën, një koncept që se njeh shtetin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në hapjen e fushatës të koalicionit PDK-AAK, Nisma, në sheshin ‘’Skënderbeu’’, në Prishtinë ka nisur me goditje në drejtim të Vetëvendosjes.Veseli pyet simpatizantët e mbledhur përreth, se a mund të udhëheq Kosovën një koncept që stagnon vendin, nuk ka guxim të marr vendime, nuk e njeh shtetin e as orientimin përendimor.Ndër të tjerash Veseli, ka thënë se 11 qershori do të jetë ditë e madhe e fitores së koalicionit, me kryeministër Ramush Haradinajn.

Gjeni më poshtë një pjesë të fjalimit të Veselit të mbajtur para simpatizantëve të saj:‘’Urime fitorja Kosovë’’. Për besë nuk ka asgjë më të bukur se me pa kësi hjeshie. Qershori, është muaji i lirisë, i UCK-së, është muaji i madhi clirimit. Më 11 qershor populli ynë do të qëndroj i bashkuar për ti hapur rrugë një Kosove të re. Fillimit të ri. Qytetarë të atdheut tonë sot i duhet vendit fuqia e re udhëheqëse, qëndrojmë të bashkuar për një shtet krenar dhe të fortë, që askush nuk mund ta cënoj dhe se cenon askush. Di të dalloj kundërshtarët.Qëndrojmë të bashkuar për një Kosovë tonë të përendimore, demokraci të fuqizuar dhe ekonomi të zhvilluar, ku i riu, i zoti, i mecmi do të kenë mundësinë e vendimarrjës, fatin në duart e veta të atdheut të Kosovës. Ende Kosova jonë i ka të freskëta ndarjet e së kaluarës dhe nuk lejojmë asnjëherë të kthehet e kaluara. Ky është fillimi i ri, që krijon vende të lira pune.Fillimi i ri që buron nga studentët, akdemikët që ëndrrojnë të jetojnë në Kosovën e tyre përendimore.Që buron nga gruaja jonë që jo vetëm të jetë e barabartë por të ketë rol në vendimarrje, fillimi që buron nga profesorët, mjekët tanë, që duan kushte më tëmira. Fillimi që buron nga pensionistët që meriton përkrahje, fillimi që buron nga luftëtarët tanë, fillimi i ri që buron nga andrrat e fëmijëve tanë për tu rritur të sigurtë. Fillimi i ri jeni ju vet 11 qershori do të jetë dita e madhe e koaliconit, me kryeministër Ramush Haradinaj. Më 11 qershor do të vendoset se kush do ta udhëheq vendin. Unë poi u pyes A mund të udhëheq Kosovën një concept që stagnon vendin, që nuk ka guxim të marr vendin. A mund ta udhëheq një koncept që se njeh shtetin e Kosovës, as orientimin tonë përendimor’

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...