Published On: 28 Maj, 2017

Veseli thumbon opozitën: Opozita për tri vjet gati na qorroi me gurë e gaz lotsjellës

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në takim me qytetarë të Klinës, tha se kudo që po shkon po e sheh një entuziazëm për një Kosovë me të mirë, evropiane.

Ai tha se më 11 qershor vetëm do t’i thonë po Fillimit të Ri, që për katër vite të punojnë për një Kosovë me perspektivë.

Kreu i PDK-së tha se kanë humbur tri vjet duke u marrë me çështje të kota në vend se të merren me ekonomi. Sipas tij, opozita për tri vjet gati i qorruan me gurë e gaz lotsjellës, derisa disa tjerë ishin të paguximshëm për vendimmarrje, raporton KP.

Veseli shtoi se fillimi i ri ka lindur pikërisht nga takimi me mijëra qytetarë. Sipas Veselit, 60 mijë vende të reja të punës mund të krijohen vetëm nga bizneset ekzistuese duke i mbështetur ato.

Ripërsëriti se nuk mund të ecin përpara nëse 50 për qind e qytetarëve nuk iu jep mundësi, e ato janë gratë.

Veseli ritheksoi se koalicioni nuk është kundër askujt por për qytetarët dhe Kosovën perëndimore. Ndërsa, kryetari PDK-së në Klinë, Sokol Bashota tha se 11 qershori do t’i hap shtigje të reja vendit me platformën e Fillimit të Ri.

Ai tha se PDK në Klinë ka fituar qe dhjetë vite rresht, e fituese në gjithë Kosovën do të jetë edhe më 11 qershor.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...