Published On: 27 Prill, 2017

Veseli: Lirimi i Ramushit, lajm i gëzueshëm që e prisnim të gjithë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka cilësuar lajm të gëzueshëm lajmin për lirimin e Haradinajt nga Gjykata franceze.

“Vendimi i Gjykatës në Colmar të Francës për lirimin e Haradinajt është lajm i gëzueshëm, të cilin të gjithë e kanë pritur të ndodhë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

“Ndalimi i tij, mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, ishte i papranueshëm dhe raste të tilla nuk duhet të përsëriten më.

Z. Haradinaj i uroj kthim të mbarë në familje dhe në vendin e tij”, ka shkruar Veseli.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...