Published On: 31 Maj, 2017

Veseli: Koha t’i bashkojmë forcat, ta çojmë përpara shtetin

ideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar nga qytetarët që ta votojnë koalicionin PKD-AAK-Nisma në zgjedhjet e 11 qershorit.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se është koha që të bashkohen forcat për ta çuar përpara shtetin.

Ky është postimi i Veselit në Facebook:

Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës,

Ju ftoj t’i bashkoheni Fillimit të Ri dhe ta votoni numrin 12 më 11 qershor.

I kam dëgjuar shqetësimet tuaja dhe dëshirën tuaj për ndryshim.

Tani është koha që t’i bashkojmë forcat për ta çuar shtetin tonë përpara.

Me një lidership që mund ta jetësojë këtë ndryshim.

Me një lidership të aftë për t’u përballur me armiqtë dhe që do të qëndrojë përkrah aleatëve tanë.

Kërkoj votën tuaj më 11 qershor për numrin 12.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...