Published On: 3 Gusht, 2017

Veseli i ofron dorëheqje hileqare, tërhiqem nga gara për kryetar Kuvendi nëse VV e voton Ramushin (Video)

  • Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është i gatshëm që të heqë dorë nga kandidatura për kryetar të Kuvendit, nëse Vetëvendosje e voton Ramush Haradinajn për kryeministër. Veseli ka thënë se krejt këtë do ta bëjë vetëm për të mos i sjellë vendit krizë politike.

“Brenda ditës së nesërme le të dalin publikisht e le të thonë se Kadri Veseli është pengesë”, ka thënë Veseli në një intervistë në RTK, duke iu referuar kundërshtimeve të Vetëvendosjes ndaj kandidaturës së tij për kryeparlamentar.

“Unë nuk e kam fare problemin e tyre, as nuk i nënshtrohem atyre asnhjëherë”, është shprehur Veseli.

“Por, për hir të interesave qytetare dhe për t’i demaskuar njerëzit e tillë, unë do ta ofroj një kandidat nga koalicioni PAN për kryetar të Kuvendit, dhe të njëjtën kohë, të njëjtën ditë, ta votojmë edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kabinetin e tij qeveritar”, ka deklaruar kreu i PDK’së, transmeton Gazeta Express.

“Mos ta vonojmë vendin. Mos të manipulojmë me ndjenjat e qytetarëve, me pakënaqësinë e tyre sociale…”, është shprehur ai. /Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...