Published On: 26 Maj, 2017

Veseli: ‘Fillimi i Ri’ do të jetë edhe më pranë familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve (Foto)

  • Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka marr pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së 90 banesave që janë ndërtuar nga Komuna e Prizrenit për familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve të UÇK-së dhe rastet sociale.

Kreu i PDK-së i ka uruar qytetarët për banesat e reja, ndërsa i ka siguruar se ndërtimi i banesave për të gjitha rastet në nevojë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ai tha se platforma qeverisëse ‘Fillimi i Ri’ do të jetë gjithmonë pranë familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës, derisa shtoi se edhe për familjet në asistencë sociale e që nuk kanë banim, do të bëjnë zgjidhje të shpejtë që mos të vazhdojnë edhe më tutje të jetojnë në ambiente jo dinjitoze.

Përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve në Prizren e falënderuan liderin e PDK-së për përkrahje dhe ndihmën e vazhdueshme që u ka bërë kategorive të dala nga lufta.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...