Published On: 24 Tetor, 2016

Verdikti i Apelit për Drenica II – Sylejman Selimit i zvogëlohet dënimi

Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë sot ka sjellë aktgjykimin në rastin Drenica II. Sipas aktgjykimit të akuzuarit Sylejman Selimi i është ulur dënimi prej 8 viteve në 7 vite burgim.

Sipas avokatit Tomë Gashi, Gjykata e Apelit sot ka konfirmuar dënimin edhe për të akuzuarit e tjerë në këtë rast si: Isni Thaçi me 6 vjet e 6 muaj burgim , Zeqir Demaku 6 vjet burgim dhe Jahir Demaku 6 vjet burgim.

Po ashtu Agim, Driton, Bashkim si dhe Selman Demajt i është konfirmuar dënimi me nga 3 vjet burgim. Fadil Demaku dhe Nexhat Demakut i është konfirmuar dënimi me burgim me nga 3 vjet, shkruan Gazeta Express.

E ky aktgjykim i Gjykatës së Apelit po cilësohet skandaloz nga avokati Tomë Gashi. Sipas tij ky grup është dënuar pa asnjë provë.

“…është masakër i drejtësisë, është nxjerrur aktgjykim i Gjykatës së Apelit faktikisht duke e përshkruar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të vititi 2015, ku të gjithë janë dënuar pa asnjë provë, dhe me siguri që me vendim politik por në asnjë varijant me vendim juridik”, shkruan Gashi në rrjetin e tij social Facebook.

“Ne avokatëve na mbetet që rastin ta dërgojm me ankesë në Gjykaten Supreme të Kosovës në Prishtinë, duke shpresuar se atje ndoshta drejtësia do të fitoj dhe nuk do të ketë aktgjykime të këtilla të ndikuara krejtësisht nga politika”, shkruan Gashi.

Ky është statusi i plotë:

AKTGJYKIMI POLITIK I GJYKATËS SË APELIT NË RASTIN “DRENICA II”

Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë sot ka sjellur aktgjykimin në rastin Drenica II, me të cilin ka vërtetu aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 27.Maj 2015, dhe ndryshimin e vetëm sa i përketë z.Sylejman Selimit e ka bërë duke e ulur dënimin prej 8 viteve në 7 vite burgim.

Me këtë rast përveç Gjenaral Sylejman Selimit është konfirmuar dënimi për  z.Isni Thaçi me 6 vjet e 6 muaj burgim  Zeqir Demaku 6 vjet burgim  Jahir Demaku 6 vjet burgim

Ndërsa sa i përketë z.Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demaj i është konfirmuar dënimi me nga 3 vjet burgim dhe poashtu sa i përketë z.Fadil Demaku dhe z.Nexhat Demaku është konfirmuar dënimi me burgim prej nga 3 vjet.

Aktgjykimi është skandaloz, është masakër i drejtësisë, është nxjerrur aktgjykim i Gjykatës së Apelit faktikisht duke e përshkruar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të vititi 2015, ku të gjithë janë dënuar pa asnjë provë, dhe me siguri që me vendim politik por në asnjë varijant me vendim juridik.

Ne avokatëve na mbetet që rastin ta dërgojm me ankesë në Gjykaten Supreme të Kosovës në Prishtinë, duke shpresuar se atje ndoshta drejtësia do të fitoj dhe nuk do të ketë aktgjykime të këtilla të ndikuara krejtësisht nga politika.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...