Published On: 22 Shtator, 2017

Vendlindje, si kush po më pret?

Haki Bunjaku

Si fëmijë pas berreve, si çoban nëpër male e fusha?

Si prof. apo tash si poet, por bën si të dijsh vetë?!

Më ëmbël pritëm si birin tënd, me ujë gurrash e me ajër malesh.

shëtita botën, po prehje sgjeta, prandaj vi nën strehën tënde, ai i moçmi, pa arrogancë e kërrname.

S’ke nevojë të ngushtohesh, për birin tënd zemrën hape!

Ky është krejt marifeti, për birin tënd le të ushtojë mali e gjëmoj det!

Po pate një grusht lule nga ato erëplotë, vëri në vaze a në gotë!

Më kanë irritue deri në tepri lulet me ngjyrë e pa erë, që s’kanë as nderë.

Nuk vij në emër ti mitikës që ta vazhdoj jetën aty ku e kam ndërprerë

Kur u largova isha 37 vjeç e tash që po të kthehem 73, sa për ti ikur sarkofagut

e këto ditë që më kanë mbetur ti harxhojmë bashkë aty.

Në trollin e të parëve, pushim me melankoli,

dy metra vend këmbët sa për ti shtri

dhe kënaqu me aq se megjet s’kanë me u shty!

Rregull gjeodezie të tokës.

Doherë më kondonte nami, hej Haki profi. E tash jo as knuesi

hej, Haki pusi!

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...