Published On: 18 Maj, 2017

Vëllezërit Geci, në garë për deputet, vëllai i Gani Gecit kandidat!

Kur ka mbetë vetëm një ditë prej kur edhe përfundon zyrtarisht dorëzimi i listave finale me kandidatët për deputet për zgjedhjet e 11 qershorit, aderimet sa po shkojnë e po rritën,.

Siç mëson Gazeta NewBorn, duke ju referuar burimeve të saja, pjesë e listës së deputetëve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa do të jetë edhe njëri prej vëllezërve të Gecëve të Llaushshës.

Burime thonë se njëri prej 7 Vëllezërve Geci do të jetë kandidat për deputet brenda listës së këtij koalicioni.

“Brenda listës së koalicionit LDK-AKR-Alternativa, prite të jetë edhe njëri nga 7 Vëllezërit Geci, por jo Ganiu. Emri do të bëhet së shpejti publik”, tha ky burim.

Ndryshe nga kjo Gani Geci, ka shprehur simpatinë dhe përkrahje për Avdullah Hotin si kandidat i këtij koalicioni për kryeministër, duke e mirëpritur këtë kandidim.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...