Lajme Lajmi Levizes

Vëllai i nxjerr një sekret të madh princeshës Diana kaq kohë pas vdekjes (Video)

  • Vëllai i princeshës Diana, Charles Spenser, është përpjekur që ta ndal emetimin e filmit dokumentar në Britani të Madhe, në të cilin e ndjera princeshë evokon jetën e saj të dashurisë dhe martesën e dështuar me princin Charels, shkruajnë mediet britanike, transmeton gazetametro.net.

Kanali britanik i televizionit Channel 4 ka konfirmuar në bisedë me vëllanë e Diana’s, Charles Spenser, se dokumentari megjithatë do të emetohet siç është paraparë me program, të dielën më 6 gusht.

Princesha Diana në dokumentar zbulon se si pesë vite pas kurorëzimit, duke qarë ka shkuar te mbretëresha dhe ka konfirmuar se martesa e saj me Charles’in është “pa dashuri”.

“Shkova te mamaja kryesore dhe i thashë: “Nuk di ç’të bëjë”. Ajo mu përgjigj se as ajo nuk di se ç’të bëjë. Kaq. Kjo ishte “ndihma” e saj, kishte thënë Diana.

Diana në film flet se si kishte menduar që të arratiset nga pallati i Buckingham’it në vitet e 80’ta me truprojën e vet Barry Mannakee, në të cilin ishte dashuruar, e i cili në vitin 1987 vdes në një aksident trafiku.

Princesha madje dyshon se i dashuri i saj ndoshta “ishte i likuiduar”. Në film Diana gjithashtu flet për problemet martesore me Charles’in dhe e kritikon familjen mbretërore, sidomos mbretëreshën Elizabeth e Dyta e cila , siç pretendon, nuk i dha përkrahje.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *