Debate

Vëllai i Agron Sylejmanit: Sabit Geci e di se kush fshihet pas vrasjes së Haki Imerit (Video)

  • Policia e Kosovës dhe EULEX-i nuk e ka bastisur shtëpinë e Agron Sylejmanit, ka thënë vëllai i tij Dritoni.

Sylejmani, i cili është vrarë në vitin 2004, akuzohet për disa krime të supozuara që kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës.

Por, vëllai i tij Dritoni i quan jonjerëzore akuzat ndaj Agronit, vrasja e të cilit ende nuk është zbardhur.

Në një intervistë për “Indeksonline”, Driton Sylejmani, ka thënë se ata bashkë me familjen jetojnë në lagjen “Pejton” dhe nuk ka pasur kurrfarë kontrolle apo bastisje nga ana e Policisë.

“Nuk ka qenë askush sot dhe nuk ka pasur kurrfarë kontrolle. Ato janë qëllime të caktuara të individëve. Siç po më shihni kam qenë gjatë gjithë kohës këtu dhe nuk ka qenë askush”, ka thënë Driton Sylejmani.

Agroni, sipas tij, po akuzohet nga qarqe të caktuara vetëm për faktin që nuk është në jetë.

Duke folur për rastin e Haki Imerit, ai i ka bërë thirrje udhëheqësve të Zonës së Drenicës që të tregojnë hapur kush qëndron prapa vrasjeve.

Ai çuditet me heshtjen e Sabit Gecit ndaj këtij rasti.

“Sa i përket rastit të Imerit në Drenicë, ne nuk kemi lidhje me ta. Nuk kanë ndodhë ato gjëra prej Agronit. Nuk i ka bërë ato. Mu më çuditë më së shumti fakti qe qysh po akuzohen njerëzit. Më së miri këto raste mund t’i sqarojnë komandantët e Zonave. Pse heshtë Sabit Geci kur e di se kush qëndron prapa atyre gjërave. Ata të gjitha e dinë. Por, po mundohen me i fajësu njerëzit qe nuk janë në jetë”, ka thënë Sylejmani.

Ai thotë se gjatë gjithë kohës përballet me presione e shantazhe të cilat thotë se i ka lajmëruar në organet e drejtësisë.

Sylejmani nuk e di nëse raportimet e sotme janë të ndërlidhura me funksionalizimin e Gjykatës Speciale, por thotë se ai do t’i demantojë rastet për të cilat akuzohet vëllai i tij.

Krejt në fund ai e ka një porosi për ish-shefin e PDK-së.

Mediet sot kanë raportuar se Policia e Kosovë bashkë me EULEX-in kanë bastisur shtëpinë e familjes Sylejmani.

Për më shumë ndiqeni intervistën e Agron Sylejmanit.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *