Published On: 31 Maj, 2017

Veliu: Ja si ia punuan PDK-së me koalicione

Në tubimin e hapjes së Fushatës Elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit të koalicionit LDK-AKR-Alternativa në Podujevë, kryetari i kësaj komune Agim Veliu vlerësoi se ky koalicion do të jetë koalicion i fitores.

Veliu, para të pranishmëve theksoi se LDK-ja ka qenë ajo e cila gjatë qeverisjes së vendit me PDK-në ka arritur ta përjashtoi nga skena politike ish-kreun e kësaj të fundit, tani President i Kosovës Hashim Thaçin.

Në koalicionin e parë e nxorëm, e larguam nga skena politike Hashim Thaçin”, tha ai.

E njësoi thotë se kanë vepruar edhe me kryetarin aktual të PDK-së, Kadri Veseli, i cili sipas Veliut më të kuptuar se LDK-ja ka arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor me AKR-në dhe Alternativën, është tërhequr nga posti i Kryeministrit, post ky për të cilin ishte nominuar muaj më parë nga partia e tij, raporton GazetaBlic.com

Me koalicionin parazgjedhor e larguam nga posti i kryeministrit edhe Kadri Veselin”, u shpreh Veliu.

Më tej, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 11 qershorit, Veli tha se me votën e tyre do ta dërgojnë në opozitë “koalicionin e territ” siç u shpreh ai, duke aluduar tek PDK-AAK-NISMA.

Kurse me koalicionin të cilin po e lidhim sot më ju do ta dërgojmë në opozitë koalicionin e territ. Vota juaj për kandidatin për kryeministër z. Avdullah Hoti dhe për kandidatët për deputetë është marrëveshje për jetësimin e programit qeverisës.

Më 11 qershor ju ftojë të gjithëve të votoni numrin 16 dhe koalicionin e besës dhe shpresës”, përfundoi Veliu.

Fushata Elektorale zyrtarisht ka nisur nga sot dhe zgjatë deri më 9 qershor. Në këto zgjedhje garojnë gjithsej 26 subjekte politike, nga to janë mbi 530 kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës. /Gazeta Blic/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...